Prej 72 orësh të izoluar, asnjë shpresë për banorët

03/12/1716:56

Shperndaje:


Banorët e fshatit Vanë në Bashkinë e Delvinës vazhdojnë të mbeten të izoluar prej 72 orësh.
Megjithëse ditën e djeshme deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni  ishte në vendin ku është rrëzuar ura, për banorët nuk ka ardhur asnjë lajm i mirë se mund të bëhet dicka për këtë situatë.
Tre persona rrezikuan të mbyteshin në ujrat e rrëmbyer të lumit Kalasë kur për të transportuar një person të sëmurë u desh të futeshin në lum me një traktor.
Më herët një automjet ku udhëtonin 5 persona fatmirësisht mbeti varur në urën e këputur përpara se të kishte rënë në ujë dhe të kishte shkaktuar një tragjedi.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.