Prefekti jep alarmin: Sezoni veror dhe plazhet pa roje bregdetare dhe pa banja

24/06/1913:34

Shperndaje:


Task Forca e drejtuar nga Prefekti i Vlorës Flamur Manaj, do të ndërmarrë një aksion i cili përfshin të gjitha plahet e Qarkut Vlorë nga Zverneci deri Butrint.

Sipas verifikimeve mësohet se pavarësisht se në vijën bregdetare ekzistojnë disa kulla, nuk ka asnjë vrojtues. Në bazë të këtyre konstatimeve bëhet me dije se perfekti Manaj, u ka dhënë një afat kohor plazheve private për zbatimin e rregullave dhe vendosjen e rojeve bregdetare.

Sipas Manajt, nëse nuk përmbushen kriteret e duhura Task Forca do të veprojë sipas penaliteteve, cfarë do të çojë deri në mbylljen e plazheve.

Një ditë më parë vetëm në plazhin e Velipojës, tre persona kanë rrezikuar mbytjen për shkak të mungesës së rojeve bregdetare.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.