Pranga shoferit grek të linjës Janinë – Sarandë

18/03/1617:37

Shperndaje:


shoferi grekPranga shoferit grek të linjës Janinë – Sarandë.
Një grek është vënë në pranga mesditën e sotme në doganën e Kakavijës, pasi në xhepin e tij të xhaketës është gjendur një sasi lënde narkotike. Sipas policise, është arrestuar greku Kostandinos Dimoulas, 44 vjeç, banues në Janinë, Greqi, drejtuesi i autobusit me targa INK 1608.
Atij i’u konstatua në xhepin e brendshëm të xhaketës një qeskë e vogël, në brendësi të së cilës kishte lëndë të dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 4.2 gram, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Autobusi u kontrollua me skaner dhe në brendësi të tij nuk u konstatua asnjë gjë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.