Policia zbulon bimë kanabis në qytet, arrestohet një person

———–
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se është arrestuar në flagrancë një shtetas 29 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se është autor i implikuar në kultivimin e disa fidanëve me bimë narkotike të dyshuara canabis sativa, në lagjen nr.2 Sarandë.

Kjo është hera e parë që në qytet zbulohen bimë kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.