Policia sekuestron 51 kg kanabis, në kërkim 2 persona

Policia sekuestron 51 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva
Më datë 12.06.2016, Policia e Delvinës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike në vendin e quajtur “Siqill” Delvinë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë, shërbimet kanë gjetur të fshehur në shkurre 4 bidona plastikë brenda të cilëve përmbanin një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 51 kilogramë e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Policia ka shpallur në kërkim policor 2 shtetasit e mëposhtëm, si autorët e dyshuar në lidhje me ngjarjen dy vëlleyër të moshës 24 dhe 29 vjeç.
Policia thotë se vazhdojnë hetimet për kapjen dhe arrestimin e autorëve të mësipërm si personat përgjegjës në kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

loading...
loading...