Policia Sarandë: Merret në mbrojtje V.K, një ksamiliot kanos 2 gra, asgjesohet kanabis në Navaricë

22/09/1619:41

Shperndaje:


komisariati-sarandeNjoftimet më të fundit të Komisariatit të Policisë Sarandë:
Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 21.09.2016, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.K, vjeç 33, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.K, vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Sarandë.
Më datë 21.09.2016, është njoftuar salla operative se rreth orës 02:00 në Ksamil te “Kthesa e Shëtitores”, është qëlluar me armë zjarri në ajër. Nuk ka të dëmtuar. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të verifikuar telefonatën. Informacion paraprak.
Më datë 21.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin Th.R, vjeç 44, banues në Ksamil, pasi dyshohet se, tek Kinoteatri, ka kanosur shtetaset A e S.Sh, vjeç 42 e 40, banuese në Ksamil. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 21.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, per shtetasin D.Ç, vjeç 31, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, në Ksamil, ka goditur me grusht, shtetasin Th.R, vjeç 44, banues në Ksamil.
Më datë 21.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin I.T, vjeç 46, banues në fshatin Navaricë, pasi, pranë banesës u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 47 bimë të dyshuara narkotike dhe në banesë ju bllokuan 30.25 kg. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.