SHARE

 Policia Kufitare Sarande: Shpetuam nga mbytja 7 pushues
Sarandë
Policia Kufitare thote se u vjen në ndihmë 7 pushuesve të cilët po udhëtonin me një mjet lundrues nga Himara në Sarandë.
Në Sallën Operative të Kufirit në Sarandë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi V.Q., i cili kërkon ndihmë, pasi sëbashku me 6 shtetas të tjerë ndodheshin në një mjet lundrues që ka pësuar defekt teknik (fikje e motorrit) dhe kanë mbetur në det rreth 300 metra nga bregu i Bunecit.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar menjëherë pas sinjalizimit për ndihmë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen në terren tokësor të shtetasve:
A.L., 26 vjeç, S.V., 45 vjeç, C.C., 49 vjeç, M.E., 30 vjeç, të katërt banues në Suedi, si edhe shtetasit L.K., 53 vjeç, banues në Itali, T.J., 48 vjeç, banues në Belgjikë sëbashku me shtetasin V.Q., 55 vjeç, banues në Shqipëri.
Nxjerrjen e mjetit lundrues tip gomone në bankinën e Bunecit.
Policia Kufitare ka transportuar për në Sarandë turistët, të cilët nga ana e tyre kanë falënderuar Policinë Kufitare për ndihmën e dhënë.
Shtetasit e lartëpërmendur janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

loading...
loading...