Policia Kufitare: dyshojmë se 10 peshkatarët shkelën ujrat greke

28/10/1615:11

Shperndaje:


Policia Kufiatare ka përcjellë për ndjekje penale për 10 peshkatarët, të cilët u përballën me rojet bregdetare të Korfuzit ditën e djeshme. Sipas njoftimit të policisë, më datë 27.10.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për shtetasit A.X, V.A, S.Ll, A.D, M.D, A.P, M.B, A.M, A.Sh, S.H, vjeç 47, 49, 38, 52, 58, 42, 62, 26, 37, 40, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, janë konstatuar duke peshkuar me dy anije peshkimi në ujërat greke.
Ende nuk është e qartë se nga kush është bërë ky konstatim, nga rojet greke apo nga vetë policia kufitare e Sarandës. Ditën e djeshme peshkatarët e dy anijeve dhanë alarmin se rojet greke nuk po i linin të peshkonin dhe se po i dëbonin nga ujrat territoriale shqiptare. 

Video e bërë nga peshkatarët

 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.