Policia këmba-këmbës në ndjekje të hajdutit të koshereve me bletë

Policia e Sarandës pas gati 20 ditësh ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të vjedhjes së koshereve me bletë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Livadhja, ku sipas hetimeve të policisë, autor i vjedhjes është një 45-vjeçar banues në Mirditë.
Për ngjarjen u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethi Gjyqësor Sarandë dhe punohet për kapjen e autorit.
45-vjeçari nga Mirdita do të përballet me nenin 134 të Kodit Penal për vjedhje.

loading...
loading...