Policia greke tregon me video malin e drogës nga Shqipëria

01/10/1911:17

Shperndaje:


https://youtu.be/TxdTM-l-2yg

 

Policia greke ne deklarate zyrtare per shtyp:
“Behet fjale per shkaterrimin e nje rrjeti kriminale te trafikut te marijuanes nga Shqiperia ne Turqi dhe trafikut te heroines nga Shqiperia ne Turqi.
Ne dt.25 shtator jemi njoftuar per dy gomone qe po tentonin te transportonin droge ne brigjet e Turqise. U organizua operacion nga policia dhe roja bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avione te FRONTEX ne verilindje te detit Egje. Operacioni rezultoi ne kapjen e nje gomoneje dhe arrestimin e 3 personave qe ndodheshin ne te, te moshes 25, 42 dhe 42-vjec.
Ne dt.29 shtator, u zbulua nje gomone tjeter me nje shtetas ne te ne zonen detare te Agistrio. U arrestua skafisti 35-vjec. Per te njejten ceshtje jane ne kerkim edhe dy shtetas te tjere.

U arrit te krijohej profili i ketij grupi kriminal. Ata zgjidhnin gomone qe kane mundesi te transportojne sasi te medha droge, motorre te shpejte dhe skafiste te zote. Ata zgjidhnin te lundronin ne dite me vranesira dhe erera te forta dhe det mbi 5-6 balle.

Ne dt.30 shtator, ne ishullin Piperi u gjeten dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuane.

3 te arrestuarit e pare kane marre masen e sigurise “Arrest ne burg”.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.