Policia greke kap 114 kg pas përplasjes me armë me rojen e hashashit

04/11/1619:45

Shperndaje:


anavrito_xasis Gjatë patrullimit të policisë kufitare greke në afërsi të fshatit Anavrito janë gjetur të fshehur pesë çanta të mëdha, të cilat rezultojnë të kishin 114 kg kanabis. Në momentin që policia ka arritur në vendin ku ishin çantat, sipas policisë greke një trafikant shqiptar që kishte rolin e ruajtjes së drogës ka hapur zjarr ndaj policisë greke.
Policia greke i është kundërpërgjigjur zjarrit, por shqiptar arriti të shpëtonte duke lëvizur në zonën e pyllëzuar.
Në vendngjarje ndodhen forcat OPKE, Prokuroria dhe Departamenti i Rojes Kufitare, duke marrë pjesë me forca të shumta. Forca të tjera janë duke patrulluar terrenin në një zonë të gjerë në të gjithë perimetrin me kufirin shqiptar.
Policia beson se në zonë ndodhen edhe trafikantë të tjerë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas protestës së familjarëve, reagon Prokuroria: Ne i kishim kryer veprimet hetimore
HOTEL EPIRUS NË SARANDË KËRKON TË PUNËSOJË SANITARE
Pulbardha Bay në Ksamil kërkon Zgarist dhe Tiganist. Ofrohet akomodim
Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.