Policia godet “Bandën e Delvinës”, 4 në pranga

11/06/1612:24

Shperndaje:


droge-cante-gjirokaster-hashash-mushke-kale-duke-transportuar-nga-Lazarati-24 banore te Delvines, persona me precedente te meparshem penale ne fushen e narkotikeve, kane rene ne pranga ne kuader te nje operacioni nderkombetar droge.
P K, 47 vjeç, banues në Stjar Delvinë, A K, 44 vjeç, banues në Delvinë, M A, 31 vjeç, banues në Delvinë dhe A Sh, 42 vjeç, banues në Delvinë, jane arrestuar si organizatore dhe transportues te droges drejt Greqise dhe Zvicres.
Delvinjotet akuzohen per dy raste konkrete, ate te kapjes se 85 kg marijuane ne 5 tetor 2013 ne Tirane dhe te kapjes se 670 kg marijuane ne 29 prill 2014 ne Pyllin e Geshtenjave, ne Bushnec te fshatit Varfaj te Delvines. Bashke me Delvinjotet, policia ka vene ne pranga dhe dy shtetas nga Durresi e nje nga Lushnja, konkretisht B M 29 vjec dhe Xh S, 30 vjec si dhe D Sh, 36 vjec. Ata akuzohen gjithashtu te kene pasur bashkepunime me delvinjotet por edhe episode te vecanta, ne total gjate se cilave jane sekuestruar 60 gram lende narkotike e llojit kokaine, ne daten 06.06.2014, në Kavaje dhe Fier, 6 kg e 900 gr lende narkotike e llojit Heroine, gjate viteve 2013 dhe 2014 në Zvicër dhe 1.5 kg lende narkotike e llojit Kokaine, ne Zvicer gjate vitit 2014. Dosja per te arrestuarit po hetohej prej kohesh nga Prokuroria e Kirmeve te Renda, ndersa urdherat e arrestit jane ekzekutuar nga Policia e Shtetit ne bashkepunimet me Drejtori te Policise ne Qarqe. Ne total ne kuader te ketij procedimi, jane arrestuar gjithsej ne vendin tone dhe ne Zvicer 16 shtetas, nga të cilet 3 ne Zvicer dhe 13 ne vendin tone.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.