Policia e Sarandës plan masash për rritjen e sigurisë

28/02/1621:34

Shperndaje:


policia sarande

Policia e Sarandës plan pasash për rritjen e parametrave të sigurisë, duke ushtruar kontrolle të ndryshme gjatë javës dhe fundjavës.
Shërbimet e Policisë së Sarandës, në zbatim të Planit Operacional për kontrollin e dokumentacioneve të automjeteve që qarkullojnë në mënyrë të parregullt me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, gjithashtu kanë ushtruar kontrolle në mënyrë të organizuar për kapjen e personave në kërkim, kundrejt personave që disponojnë armë pa leje, si dhe për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve.
Në zbatim të këtij “Plani-Masash”, në të gjithë rrethin e Sarandës janë angazhuar shërbime të caktuara të cilat kanë ushtruar funksionin e tyre në mënyrë të organizuar, nëpërmjet pikave të kontrollit të ngritura jo vetëm në akse rrugore por dhe në ambiente të ndryshme, lloto-sporti, lokale nate etj.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.