Policia e Sarandës: Kemi arrestuar hajdutin e marketeve
Sarandë
Arrestohet në flagrancë një 34 vjeçar nga Tirana, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të marketeve në Sarandë, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit tjetër.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Sarandë gjatë orëve të para të mëngjezit të ditës së sotme kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të njërit nga autorët e disa vjedhje të marketeve në qytetin e Sarandës.
Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin :
Ardit Shehu, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas gjatë natës sëbashku me një shtetas tjetër kanë thyer xhamat e dyreve të disa marketeve të ndryshme në lagjen ”Nr.3”, me qëllim vjedhjen e tyre.
Policia gjatë patrullimit ka konstatuar dy persona të cilët porsa kanë parë punonjësit e Policisë, janë larguar me shpejtësi, njëri në këmbë e tjetri me një automjet Volkswagen.
Patrulla e Policisë është vënë në ndjekje të tyre, ku në rrugën ”Abedin Dine”, në lagjen ”Nr.2”, Sarandë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e njërit prej tyre konkretisht shtetasin Ardit Shehu, ndërsa personi tjetër që u largua në këmbë ka mundur të largohet duke përfituar edhe nga errësira.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi Ardit Shehu identifikohet edhe me dy emra të tjerë, Klejdi Nelku dhe Jeton Nelku.
Gjithashtu dyshohet të ketë kryer edhe disa vjedhje të tjera të marketeve në këtë qytet, për të cilat policia po punon për dokumentimin ligjor të tyre.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit tjetër me të cilin ky shtetas kryente vjedhjet.
Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Aksident në rrugën Sarandë – Livadhja, ka të plagosur
26/12/1722:28
Qytetari denoncon: Gjiri i mrekullueshëm po kthehet në vendgrumbullim plehrash – VIDEO
26/12/1722:28
Përkeqësimi i kushteve atmosferike/ Anullohen disa linja detare dhe dalja e anijeve në det
26/12/1722:28
I jepet sot Lamtumira e fundit mësueses Nushi Demaj
26/12/1722:28
8 Marsi i artizanes nga Saranda: Festa ime në punë, falë saj krijova jetë të lumtur për familjen
26/12/1722:28
Nuk duam më lekë! Drejtori në Sarandë kërkon seks përkundrejt punësimit
26/12/1722:28
U godit nga një automjet gjatë pastrimit, humb jetën Shkëndije Halili nga Delvina
26/12/1722:28
Aksidentohet nga një automjet punonjësja e pastrimit në Delvinë
26/12/1722:28
Burri ia fali, por nuk ia fal Policia! Prangoset nëna e 3 fëmijëve në Sarandë
26/12/1722:28
Denoncimi: Ja me çfarë po helmohen qentë në Sarandë – VIDEO
26/12/1722:28
Rezervime
Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
26/12/1722:28
Dhomë çift për pushime
26/12/1722:28
Dhoma teke, Hotel Mesopotam
26/12/1722:28
Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
26/12/1722:28
Apartament 2+1 me pishinë
26/12/1722:28
Suvenire
Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
26/12/1722:28
Suvenire nga Saranda – Shegë
26/12/1722:28
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
26/12/1722:28
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
26/12/1722:28
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
26/12/1722:28