Policia e Sarandës: Kemi arrestuar 2 shoferë, do t’i çojmë te prokurori

Komisariati i Policisë së Sarandës nëpërmjet një komunikate njofton arrestimin e 2 drejtuesve të mjeteve.

Sipas policisë, është arrestuar një 19-vjeçar, banues në Gjashtë, Sarandë.
Arrestimi i tij u bë në rrugën “Skënderbeu” Sarandë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi përkatës.
Gjithashtu është arrestuar edhe një 62-vjeçar, banues Sarandë.
Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.1 Sarandë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme