Policia e Sarandës jep detaje për të shtënat me armë

Njoftim për shtyp
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Kanë shkuar shërbimet e policisë së Sarandës si dhe një grup i FNSH me qëllim krehjen e zonës.
Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.