SHARE

Policia e Sarandës i hedh prangat policit të burgut.
Tenton të fusë lëndë narkotike në burgun e Sarandës!
Arrestohet në flagrancë punonjësi i policisë së burgut !
Më datë 01.07.2017, rreth orës 20:40, në ambientet e IEVP Sarandë, një punonjës policie, duke qenë me shërbim në këto ambiente, ka tentuar të fusë nëpërmjet dritares së një dhome, një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 0.9 gramë, të dyshuar si “Heroinë.
Seksioni për Trafiqet dhe Narkotikët pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të  30-vjeçarit Punonjës Policie në IEVP Sarandë.
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 283 dhe 248 të Kodit Penal.

loading...
loading...