Policia e Sarandës arreston të kërkuarin për kultivim kanabisi

Sarandë
Policia ka arrestuar një shtetas në kërkim, i dënuar me 7 vite burg !
Arrestohet shtetasi:
– Sildian Sulejmanasi, 28 vjeç, banues në fshatin Vergo, Delvinë.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtij personi në qytetin e Sarandës pasi ky shtetas është shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, për të cilën është dënuar me 7 vite burg.