Policia: Dje në Qafë Botë kapëm 63.7 kg kanabis, si e zbuluam

Njoftim për shtyp

Qafë Botë, Sarandë
Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 63.7 kg kanabis në një automjet, vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim dhe në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, ditën e djeshme kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar një automjet tip “Mitsubishi” ku dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.
Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ato doganore me ndihmën edhe të qenit antidrogë, në automjetin në fjalë është konstatuar se në pjesën e poshtme të dyshemesë ishte hapur një vend i posaçëm për fshehjen e lëndes narkotike.
Pas konstatimit, specialistët e narkotikëve kanë nxjerrë disa pako me lëndë narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar të jenë 63.7 kilogramë të llojit kanabis sattiva.
Në përfundim të veprimeve proceduriale, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin A.H., 40 vjeç, lindur në fshatin Cakran, Fier dhe banues në Sarandë.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.