Policia bastis banesën e të dyshuarit për vjedhje, ja çfarë zbuloi

jerme, sarande Gjatë një aksioni të Policisë së Sarandës për zbulimin e vjedhjes së 40 milionëve, policia ka kryer kontrolle banesash në fshatin Jermë në afërsi të Sarandës. Në një nga këto kontrolle të ushtruara, në banesën e A. P ku policia mendonte se të gjente shumën prej 40 milionë lekë të vjetra, ka zbuluar  40 fishekë model 56. Kaq ka mjaftuar që ndaj 45-vjeçarit të fillojë ndjekje penale. Ende nuk dihet arsyeja e mbajtjes në shtëpi të 40 fishekëve, po mendohet se 45 vjeçari këto fishekë i kishte të harruara në shtëpi nga viti 1997