Polici shkon të zgjidh konfliktin, dhunohet

05/08/179:41

Shperndaje:


Sarandë
Kundërshton dhe ushtron dhunë fizike ndaj punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë nga policia !
Policia njofton se ka bërë arrestimin në flagrancë të një 44 vjeçari, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi më datë 04.08.2017, në vendin e quajtur ”La Plaja”, në Ksamil, sipas policise, ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të policisë, i cili kishte shkuar për të zgjidhur një konflikt lidhur me një plazh publik midis  3 shtetasve..
Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale ”Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.