Po vjen edicioni i 8-të i “Mandarina Fest”

29/10/1915:04

Shperndaje:


Bashkia e Konispolit ka filluar përgatitjet për Mandarina Fest, event i cili do të zhvillohet në Mursi, Konispol në 16 Nëntor.
Fermerët dhe vendasit do të festojnë sezonin e tyre përmes aktiviteteve të ndryshme për fëmijë; vizitë në plantacionet dhe fabrikat e përpunimit në fshat; një panair i produkteve lokale; kërcime dhe ushqime tradicionale etj. Mandarina Fest është një traditë në Konispol pasi ky vend është i mirënjohur për këto lloj produktesh.
Kjo festë organizohet nga Bashkia Konispol në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) & Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit (MTM), me mbështetje të GIZ, programi ‘Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural’.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.