Po falimentojmë’, peshkatarët e Sarandës në protestë: Ulni çmimin e naftës dhe na jepni pagën e luftës (VIDEO)

04/05/2011:04

Shperndaje:


Rreth 50 peshkatarë të Sarandës kanë protestuar për shkak të çmimit të lartë të naftës por dhe mospërfitimit të pagës së luftës. Për shkak të mbylljes së restoranteve por dhe uljes së fuqisë konsumatore, peshkatarët shprehen se po falimentojnë  dhe për këtë kërkojnë mbështetje nga shtetit. Ata shprehen se çmimin e  naftës e paguajnë më shumë se jahtet që vijnë të furnizohen në Sarandë. Nafta me çmim të papërballueshëm ka bërë që peshkatarët në Sarandë të dalim më rrallë në det, duke e bërë të vështirë kështu edhe sigurimin e pagesës për punëtorët. Gjithashtu ata shprehen se pavarësisht se hanë të siguruar asnjëri prej tyre nuk ka përfituar pagën e luftës. Nga porti i peshkimit ata kërkojnë që qeveria të ndërhyjë për këtë çështje.

“Kemi një problem për punën e karburantit dhe e marrim me çmim shumë të lartë edhe pse çmimi ka rënë shumë në bursa ndërkombëtare. I kërkojmë qeverisë ta shikojnë me prioritet këtë çështje. Shikoni problemin e karburantit pasi jemi drejt falimentimit”, tha një peshkatar.

Ata thonë se po dalin një herë në 3-4 ditë në det pasi nuk kanë se ku ta shesin mallin e tyre dhe kjo po i çon drejt falimentit.

Mbyllja si pasojë e pandemisë e restoranteve, ulja e konsumit familjar, mungesa e tregut dhe çmimet e larta të naftës janë disa nga arsyet që peshkatarët deklarojnë se po i çojnë drejt falimentimit.

https://www.facebook.com/143672462471081/posts/1495327170638930/


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.