Plazhet e Sarandës gjatë verës me qendra shëndetësore

18/05/1615:50

Shperndaje:


plazhi pasqyraPrej datës 15 qershor deri më 15 shtator 2016, në plazhet e bregdetit rreth Sarandës do të funksionojnë qendra të përkohshme shëndetësore. Këto qendra shëndetësore do të ofrojnë shërbim të pandërprerë gjatë sezonit veror, duke filluar nga barnat, materialet mjekësore dhe personel mjekësor .
Qendrat shëndetësore do të qëndrojnë hapur 24 orë përgjatë shtatë ditëve të javës, në mënyrë që turistët të marrin shërbim në çdo moment të ditës apo natës. Qendrat do të jenë ta pajisura me të gjithë infrastrukturën e nevojshme mjekësore, në mënyrë që të ofrohet një kujdes i plotë shëndetësor.
Me ngritjen e tyre, pacientët për çdolloj shqetësimi do të kenë mundësinë që të drejtohen në qendrën më të afërt me zonën në të cilën ata kanë zgjedhur të pushojnë.
Qendra shëndetësore Himarë (Dhërmi, Himarë, Qeparo) do të ketë 7 mjekë dhe 7 infermierë
Qendra shendetësore Ksamil 4 mjekë dhe 4 infermierë
Qendra shëndetësore Borsh (Plazhi Borsh) do të ketë 3 mjekë dhe 3 infermierë.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.