Plagosën taksixhiun për të shmangur policinë

20/12/1710:24

Shperndaje:


Policia njofton se ka dokumentuar ngjarjen e ndodhur në Himarë, ku dy shtetas dëmtuan më armë zjarri imituese një shofer taksie !

Nga veprimet hetimore të kryera prej Policisë, ka rezultuar se :

Dy autorët, tashmë të identifikuar nga Policia, konkretisht, shtetasit K.B., dhe G.Ç., të cilët ishin pasagjer në mjetin taksi me drejtues shtetasin B.G., dhe udhëtonin në aksin rrugor Himarë-Palasë, në momentin që kanë vënë re një pikë kontrolli të ngritur nga Policia në vendin e quajtur ”Ura e Palasës”, të dy këta shtetas kanë detyruar nën kërcënimin e armës imituese shtetasin B.G., të ndërronte drejtimin e rrugës.

Drejtuesi i mjetit nuk ka pranuar dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku njëri nga autorët e ka qëlluar me armën imituese duke e lënë të dëmtuar.

Të dy shtetasit e lartpërmendur i kanë marrë vetëm çelsat e mjetit dhe janë larguar duke përfituar edhe prej terrenit dhe errësirës.

Nga hetimet e kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se të dy këta shtetas janë edhe autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 12.12.2017, në hyrje të Orikumit, ku mbeti i plagosur një shtetas.

Ndërkohë Policia po vijon intesivisht punën për kapjen dhe ndalimin e tyre.

Materialet do ti referohen Prokurorisë Vlorë, ndaj shtetasve K.B. dhe G.Ç., për veprën penale ”Heqja e paligjshme e lirisë”, e parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.

# # #


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.