Përsëri probleme me ujin në Sarandë, qytetarëve u dërgohet baltë

05/02/1719:35

Shperndaje:


Gjatë ditës së sotme, sipas raportimeve në Saranda Web, ka patur përsëri probleme me tubacionet e ujësjellësit në Sarandë.
Një qytetar ka dërguar në Saranda Web foto që duket qartë se uji që ujësjellësi i ka dërguar ditën e sotme ka qenë i baltosur.
Nuk është hera e parë që një problem i tillë shfaqet në qytetin e Sarandës.
Vetëm 1 muaj më parë nga tubacionet  e ujësjellësit në më shumë se gjysmën e qytetit qytetarëve u është derguar në cezmat e tyre baltë.
Por problemi është akoma edhe më i rëndë po të merret parasysh se ky ujë me baltë shkon në depozita.
Qytetarët e kanë gati të pamundur të merren me pastrimin e depozitave, ndërkohë që nga ana e institucioneve askush nuk jep shpjegime apo të mbajë përgjegjësi.uji sarande

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.