Përplasje me armë në Sarandë 3 të plagosur,2 rëndë në Tiranë

29/08/178:14

Shperndaje:


SARANDE-Tre persona janë plagosur nga një përplasje me armë zjarri gjatë natës në bulevard, pranë hotel “Butrintit” duke alarmuar pushuesit dhe banorët e qytetit.
Dy nga të plagosurit janë dërguar në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tjetri ka marre mjekimin dhe eshte larguar nga spitali i Sarandës jashtë rrezikut për jetën.
Identifikohen tre personat e plagosur
Burime të Report TV bëjnë me dije se dy personat e plagosur janë identifikuar si Anton Shyti, 37 vjeç dhe Besi Xhafaj, 26 vjeç, të cilët për shkak të gjendjes së rëndë janë transportuar në Tiranë.
Ngrihen postblloqe për kapjen e autorëve të plagosjes
Policia e Sarandës ka ngritur postblloqe në të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit me qëllim kapjen e autorëve të ngjarjes.
Prezenca e uniformave blu është rritur edhe brenda qytetit.
10 të shtëna me pistoletë, alarm gjatë natës
Të plagosurit kanë marrë disa plagë, pasi dëshmitarët flasin për rreth 10 të shtëna me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, por autorët janë larguar.
Në përplasjen me armë zjarri janë përfshirë rreth 10 persona, ndërsa ngjarja ka ndodhur në 02:40 minuta dhe ka zgjatur rreth 5 minuta pranë një lokali.
Blutë e Sarandës nuk japin më shumë detaje, ndërsa vijon operacioni për arrestimin e autorëve. VIDEO https://www.youtube.com/watch?v=z83hsNRE8Ig&feature=player_embedded

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.