Përplaset automjeti që transportonte paratë e bankës

14/06/1710:15

Shperndaje:


Përplaset automjeti që transportonte paratë e bankës.
Sarandë
Automjeti që transportonte paratë e një banke është përfshirë paraditen e sotme në një aksident. Aksidenti ka ndodhur te “Ura e Gajdarit” Sarandë, ku për pasojë ka dalë nga rruga automjeti i policisë private, i cili ishte nisur për të transportuar vlera monetare Sarandë-Tiranë.
Nga aksidenti nuk ka asnjë person të lënduar përveç se dëme materiale të mjetit.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.