PËRGËNJESHTRIM

22/10/2011:02

Shperndaje:


Saranda Web në funksion të barazisë së palëve, mundësisë së tyre për të pasqyruar pretendimet dhe faktet në lidhje me çështjet objekt publikimi që bëhen në faqen tonë i kerkon falje deputetit z. Artur Roshi per lajmin e publikuar nga Saranda Web me 18 maj 2020, e cila në titull anonçonte ndërtim të jashtëligjshëm dhe zaptim prone nga z.Roshi.

Titulli i lajmit qe ne publikuam ishte bazuar në denoncimin qytetar. Në funksion të profesionalizimit kemi investiguar ne lidhje me ceshtjen dhe kemi konstatuar qe ajo eshte ne disa procese gjyqesore mes paleve ne konflikt.

Duke qene se sa kohe drejtesia nuk eshte shprehur atehere ne e pergenjeshtrojme lajmin e publikuar duke qene ne pritje te vendimeve te gjykatave.

Përfundimisht: “Saranda Web” përgënjeshtron këtë lajm dhe çdo denoncim që ka hedhur për zaptim prone publike, ndërtim pa leje nga ana e deputetit z. Artur Roshi dhe bëjmë me dije ndjekësit tanë se do të heqim nga faqja jonë, nga rrjetet tona sociale dhe nga youtube këto video dhe komentet që janë ushqyer prej tyre.

Ne jemi vetëm me të vërtetën,prandaj kemi kurajon të themi ndjesë kur gabojmë.

Kjo na bën të jemi më të besueshëm.

 

Saranda Web


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.