Përfundon numërimi në Sarandë, socialistët fillojnë festën

Militanët e Partisë Socialiste kanë filluar festimet nëpër rrugët e Sarandës.
Megjithëse dominimi i Partisë Socialiste ka qenë konstant që në kutitë e para dhe në vazhdim, ata kanë pritur përfundimin e numërimit të 50 kutive për të shpallur festën e tyre të hapur.
Në 50 qendrat e votimit në Bashkinë Sarandë, fitorja e PS ka qenë me mbi 50% në të gjitha kutitë. Rezultati përfundimtar në numër votash:
PS 8651
PD 3346
LSI 1920
PDIU 758

loading...
loading...