Përfundon asfaltimi i rrugëve në qytetin e Sarandës

03/03/1716:32

Shperndaje:


Janë përmbyllur punimet për asfaltimin e rrugëve në qytetin e Sarandës.
Pas një kaosi të vërtetë që kishte mbërthyer qarkullimin në rrugët e Sarandës muajt e fundit, sot Saranda ka marrë frymë lirisht.
Punimet për shtrimin e tubacionit të ujësjellësit në rrugët e Sarandës kishin filluar gjatë dimrit të vitit 2016. Këto punime sollën edhe shtyrjen e hapjes së sezonit turistik vitin e kaluar.
Megjithëse rrugët u asfaltuan në muajin maj, në tetor rifillojnë përsëri punime nëpër rrugë, por këtë herë për shtrimin e tubacionit të ujrave të zeza.
Në ditën e sotme në qytet është parë një qarkullim i lirshëm i mjete, sigurisht edhe shumë më pak pluhur.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.