Përfundojnë pa rezultat kërkimet në Liqenin e Butrintit

23/03/1617:13

Shperndaje:


liqeni butrintitPërfundojnë pa rezultat kërkimet në Liqenin e Butrintit. Forcat e Reneas, por edhe familjarë dhe miqtë e familjes Shahini ka vijuar kërkimet gjatë gjithë ditës së sotme për peshkatarin e zhdukur në Liqenin e Butrintit. Por me rënien e errësirës kërkimet për ditën e sotme janë ndërprerë, për të rifilluar nesër në mëngjes. Eduart Shahini, 48 vjeç nga Ksamili, ishte duke peshkuar së bashku me të birin Santiago, kur varka e tyre u fundos në Liqenin e Butrintit, pasi mori ujë si pasojë e dallgëve. Duke qenë se largësia nga bregu ishte e konsiderueshme dhe kushtet e motit ishin të këqija, Eduarti nuk mundi të dilte në breg.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.