PD Sarandë e përcarë drejt… zgjedhjeve!

E ndersa partia ne pushtet po vazhdon me hapa te vrullshem pergatitjet per zgjedhjet lokale, madje duke ngushtuar emrat e pretendenteve dhe kalimin deri tek sondazhet dere me dere apo ato online, ne kampin kundershtar duket se gjerat po shkojne keq e me keq.
Pretendentet per te qene kandidat nga opozita jane te shumte, por me agresivet ne perpjekje dhe pretendime duket se jane Kryetari aktual i PD, Hariz Mema dhe ish-kandidati per Kryetar Bashkie, Kreshnik Bozho. Ne te njejtat nivele kerkese por permes nje tjeter linje duket se eshte edhe Ilir Nikolla, i cili pretendon te jete kandidat i opozites se bashkuar, por si produkt i Partise Agrare tashme. Ne skalion te dyte, informacionet brenda Partise Demokratike sjellin edhe emra te tjere, ate te ish-Kryetarit te PD, Bejdo Cela, ish-Kryetarit të Bashkisë Çapajev Zera dhe te ish-kandidatit per Kryetar Bashkie ne vitin 2000, Arben Guga dhe biznesmenit Armando Magllara.
Por ndryshe nga Partia Socialiste qe ecen solide dhe me plan konkret drejt zgjedhjeve lokale, duke testuar dhe perzgjedhur midis emrave, duket se Partia Demokratike e Sarandes po mbetet peng i nje fenomeni tjeter vec protestave per “zgjedhje te parakohshme parlamentare”.
Percarja eshte sot gangrena e ecjes para. Kishte nisur qysh pas zgjedhjeve lokale te vitit 2015, por thellimi i krizes brenda demokrateve dhe tatepjeta filluan ne zgjedhjet brenda llojit per Kryetarin e ri te PD. “Saranda Web” ju beri me dije ne muajt e fundit te 2018 se ne PD Sarande, per interesa personale lidhur me zgjedhjen e drejtuesit te ri, u perjashtuan nga gara per seksionet e deges, shume demokrate, madje edhe nga ata qe ishin pjese themeluese e kesaj partie. Disa prej tyre vazhdojne sot e kesaj dite mos te aktivizohen ne PD e Sarandes, per shkak se sipas tyre “ndihen te ofenduar nga perjashtimi pa kriter e pa baze”.
Pjese e ketyre individeve te perjashtuar me pa te drejte nga gara jane anetare qe identifikohen ne PD si perkrahes te ish-n.Kryetarit te PD Ilir Nikolla, te ish-kandidatit Kreshnik Bozho apo te ish-kandidatit per Kryetar te PD Arjan Halili. Si pasoje e saj, sot eshte e veshtire te gjesh ne PD e Sarandes berthame pune neper strukturat baze te saj, per shkakun e vetem te perjashtimit te individeve reale dhe zevendesimit te tyre ne menyre jostatuore me individe virtuale. Pas kesaj vorbulle me perjashtime e konflikte, Kryetar i ri u zgjodh Hariz Mema, i cili nisi te krijoje strukturen e re drejtuese te PD sipas organizimit te ri me departamente, sekretariate etj.
Kricja e dyte ne PD erdhi ne kete moment, kur mbledhje e kryesise se disa javeve me pare solli tjeter percarje. Ne qarqet e PD Sarande tashme flitet edhe per nje “perjashtim” te Kryetarit te FRPD Sarande dhe anetarit te Keshillit Kombetar te PD, Jolio Dine nga tryeza e “drejtuesve” te PD, nderkohe qe nje tjeter anetar kryesie, i cili mbante pozicionin e kryetarit te grupseksionit, u detyrua te dorehiqet.
Pjese e ketij “perjashtimi” nga tryeza “drejtuese” duket se eshte edhe Kryetarja e Forumit te Gruas, Manjola Cikuli e cila gjithesesi mban nje pozicion si kryetare grupseksioni e anetare kryesie, nderkohe qe me pare u la pa asnje pozicion ne parti ish-N/Kryetari Iliri Nikolla. Si pasoje e kesaj, ky i fundit zgjodhi te largohej nga Partia Demokratike duke aderuar tashme ne Partine Agrare, nga ku Kryetari Agron Duka e ka promovuar si Kandidat per Bashkine e Sarandes, nderkohe qe ditet e fundit eshte marre vesh edhe largimi perfundimtar nga Partia Demokratike, drejt emigracionit jashte shtetit, i ish-anetares se Keshillit Bashkiak, Anita Gumeni.
Emra te tjere, kryesisht ish-themelues te PD Sarande, ish-drejtues institucionesh gjate qeverisjes 2005-2013, nuk jane me pjese e sturkturave te PD, ca si pasoje e perjashtimit nga gara per seksione e grupseksione, ca si pasoje e mosperzgjedhjes neper pozicionet drejtuese ne departamente e sekretariate, e ca si pasoje e klaneve te brendshme te nxitura pas zgjedhjeve lokale te 2015.
E ndersa ne Sarande, edhe pse situata eshte komplet e disfavorshme, disa emra lakohen per te qene kandidate, ne Konispol askush nuk perflitet si emer i mundshem perballe Shuaip Beqirit, duke e lene terren jetim.