PD: Fushata ka nisur, 20 Qershor – 15 Shtator faza e parë e përzgjedhjes së kandidatëve

13/06/2017:19

Shperndaje:


Zëdhënësja e partisë Demokratike Ina Zhupa ka sqaruar në një intervistë për Report Tv sesi do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet vendore dhe qendrore nga anëtarësia e Partisë Demokratike.
Ajo thotë se periudha nga 20 qershori në 15 shtator do të jetë vetëm faza e parë e përzgjedhjes së tyre, pasi më pas vendimet do të merren nga organet e larta të kësaj force politike.

“Platforma është e tillë ne kemi një afat nga 20 Qershor në 15 Shtator që është faza e parë, e përzgjedhjes së kandidatëve. Pasi të mbarojë kjo fazë pasi ky nuk është një vendim individual që mund të merret nga askush, do të jetë kryesia e Partisë Demokratike dhe organet e larta si Këshilli Kombëtar do të marrin vendimmarrjen e ndarjes nëpër zona, e personave përgjegjës në zonat elektorale që të nisë fushata në terren, vendim që do të merret nga strukturat e PD në bazë të Statutit”, sqaron zëdhënësja e selisë blu.

Nga mbledhja me Kryesinë më 7 Qershor kryedemokrati Basha u tërhoq nga plotfuqia e listave të kandidatëve për deputetë, për të cilën mori kritika të forta në zgjedhjet e 2017-s. Ai i propozoi kryesisë nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit te kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore, duke ndezur kështu motorët për përgatitjen për fushatë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.