Pasojat e dhunës kafshërore ndaj futbollistëve të Butrintit në Përmet

31/10/1613:50

Shperndaje:


barkaNdeshja midis Përmetit e Butrintit përfundon në barazim 1-1. Një ndeshje e bukur me aksione por edhe me tensione në fund. Takimi nis i qetë me ekipet që studiojnë njëri-tjetrin. Iniciativën të parët e marrin Sarandiotët që me anë të një goditje dënimi gjuajnë portën por portieri Xhako pret bukur në minutën e 12. 3 minuta më vonë provon Zylyftari me kokë por gjuan jashtë. Në minutën e 30 Koshi i Butrintit në zonë driblon mbrojtësin i cili me dorë e nxjerr sferën në këndore. Gjyqtari Aliaj së bashku me asistentin vendosin për këndore , protestojnë Sarandiotët por më kot. Në minutën e 40 goditjë këndi për vendasit Batha nga distanca lëshon një predhë dhe topi ndalet në rrjetë 1-0 dhe festë për vendasit.
Pjesa e dytë ñllon me Sarandiotët në sulm ndërsa vendasit tentoinë kundërsulmin. Në të 48 është Koshi në pozicion të prirët gjuan pret në një pozicion të vështirë Xhako. Loja luhet në fjysmëfushën e vendasve të cilët rrezikojnë me kundërsulme por Zylyftari nuk i konkretizon dy rastet e tij. Miqtë bëhen më agresivë dhe i pari kërcënon 15-Vjecari Kolonja me kokë por portieri vendas bën mrekullinë duke devijuar në këndore. Në minutën e 92 Dobra nga krahu i majtë driblon 2 mbrojtësa pason në qendër aty ku Ervis Kasaj e shtyn topin në rrjetë. Barazim 1-1 dhe këtu fillon tensioni në fushë pasi Futbollisti Barka i Butrintit qëllohet me gurë nga tribuna qëndrore duke e gjakosur në gjoks. Barka i drejtohet delegatit dhe Vëzhguesit. Loja tensionohet në minutën e 96 faull i Grembit dhe futbollistët e Përmetit acarohen duke e gjuajtur Grembin në sy të gjyqtarit Aliaj, forcat e rendit ndërhyjnë në fushë pasi futbollistët e të dyja ekipeve mbidhen në mes të fushës ku Kordha debaton ashpër me gjyqtarin kryesor. Pas 5-7 minutash gjëndja qetësohet por bidonat e ujit e sende të forta hidhen në fushë.
Takimi mbaron 1-1 midis tensioneve

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.