Pas heqjes së tabelave provokuese, pritet thirrja e Leonidha Hristos në Prokurori

04/05/1923:53

Shperndaje:


Gjatë mbrëmjes së sotme, me mbështetjen e dhjetra forcave policore,  është zhvilluar një aksion për heqjen e tabelave të vendosura në kundërshtim me ligjin dhe në mënyrë provokuese nga kryetari i Bashkisë Finiq Leonidha Hristo.

Qysh prej ditës së parë Saranda Web ka denoncuar këtë akt se “pasi ka deshtuar ne menaxhimin e Bashkise Finiq, aq sa nuk ka asnje shprese rikandidimi nga forcat politike qe e kandiduan 4 vjet me pare ne postin e kryebashkiakut dhe i akuzuar nga banoret per marrje rryshfetesh ne ndarjen e kullotave ne kete bashki, Leonidha Hristo ka perdorur nacionalizmin e verber si karten e fundit per shpetimin e tij politik.”

Tabelat e vendosura në Bashkinë Finiq kanë qenë në kundërshtim me Ligjin 96/2017 per Pakicat Kombetare dhe deformimi i toponimeve.
Ne Ligjin 96/2017, per “Perdorimin e gjuhes” thuhet: “Me vendim të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, ku mbi 20 për qind e banorëve u përkasin pakicave kombëtare, kur ka një kërkesë të mjaftueshme prej tyre, emërtimet e njësive administrative përkatëse, të rrugëve dhe të treguesve të tjerë topografikë, krahas gjuhës shqipe, shfaqen dhe në gjuhën e pakicës përkatëse, sipas parashikimeve ligjore për vetëqeverisjen vendore”.
Tabelat e vendosura ne Bashkine Finiq jane ne kundershtim te plote me kete ligj, pasi ligji percakton se gjuha e pare eshte SHQIPJA dhe gjuha e dyte eshte e Pakices Kombetare.

Saranda Web ka mësuar se gjatë ditës së djeshme ka patur disa telefonata nga Tirana dhe se Leonidha Hristos i është kërkuar të heqi tabelat e vendosura, por Leonidha Hristo ka dashur ta negocojë heqjen e tabelave me rikandidimin e tij nga Partia Socialiste. 
Pas heqjes së tabelave, pritet që Prokuroria të ngrejë padi penale ndaj kreut të Bashkisë Finiq Leonidha Hristo


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.