Pamje nga aksidenti i ambulancës së Sarandës, ku humbi jetën pacienti dhe plagosën 3 persona

25/05/2017:22

Shperndaje:


Ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin rrugor Fier-Lushnje, ku ambulanca ka dalë nga rruga pasi po tentonte të parakalonte një mjet për të mbërritur me shpejtësi në spital, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Kjo përplasje ka rezultuar fatale për pacientin 62-vjeçar Nebi Marku, e ndërsa është lënduar edhe shoferi Niko Hila 55 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë pasi ka marrë fraktura në kokë. Ambulanca po vinte nga Saranda drejt Tiranës.
Shoferi, infermierja dhe djali i pacientit ndodhen ne spitalin e Lushnjes.

VIDEO https://youtu.be/6KUHl2sEKp8

https://youtu.be/6KUHl2sEKp8


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.