Ortodokset kremtojne Lindjen e Krishtit

25/12/1512:18

Shperndaje:

Ortodokset kremtojne Lindjen e Krishtit

Kisha e “Shën Harrallambit”  në Sarandë ka kremtuar lindjen e Krishtit mes qindra besimtarëve ortodoksë. Pasi kanë kryer ritet fetare me qirinj në duar gjatë mesnatës, në orët e para të mëngjesit, besimtarët ortodoksë kanë ndjekur meshën e Krishtlindjes mes lutjeve dhe urimeve për më shumë paqe, lumturi dhe harmoni. 

Shërbesa për besimtarët ortodoksë nisi në orën 07:30 të mëngjesit të  25 dhjetorit. Krishtlindja (Kërshëndellat) festohet në mbarë botën  çdo vit më 25 dhjetor si ditëlindjen e Jezus Krishtit. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Ortodokset kremtojne Lindjen e Krishtit


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.