Operacioni i policisë Delvinë asgjeson plantacionin me 29.000 rrënjë kanabis

LAJMI-I-FUNDITPolicia e Delvinës ka zhvilluar Operacionin Antikanabis të koduar “GALISHTI”, ku nëpërmjet të cilit janë asgjësuar rreth 29.000 bimë narkotike. Shërbimet e Policisë Delvinë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në mënyrë të organizuar në bashkëpunim me forcat FNSH, gjatë kontrollit të ushtruar në zonat përreth fshatit Tatzat, Delvinë, kanë bërë të mundur konstatimin e 5 parcelave, ku ishin të mbjella rreth 27.000 rrënjë dhe 2.000 fidanë, të cilave iu bë asgjësimi i tyre me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr. Gjithashtu, Policia asgjëson edhe 974 bimë narkotike të tjera të mbjella në zonat Tragjas, Finiq dhe Bistricë. Punohet për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.