Operacion masiv i policisë, asgjesohen edhe 4,650 rrënjë kanabis

21/10/1614:46

Shperndaje:


Në vijim të operacioneve antikanabis, Policia ka asgjësuar 4650 bimë narkotike Cannabis Sattiva, në fshatrat Kallarat dhe Mesaplik !
Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva !
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër !
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kallarat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia ka konstatuar një kasolle, ku nga kontrolli i ushtruar në të, janë gjetur rreth 100 bimë të thara brenda dhe rreth 200 bimë të tjera të mbjella jasht saj, të llojit Cannabis Sattiva.
Policia ka kapur në flagrancë 2 shtetas (brenda kasolles) si autorë të dyshuar në lidhje me posedimin dhe kultivimin e këtyre bimëve narkotike:
1- Besmir Spaho, 30 vjeç, banues në Vlorë. 2- Erald Gjonbrati, 31 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Mesaplik, Policia ka konstatuar tre kasolle, brenda të cilave janë gjetur rreth 2500 bimë narkotike të thara, 250 bimë të mbjella përreth tyre, si dhe ka sekuestruar një thes me 3 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva (në formë boçesh).
Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin K.Ll., 64 vjeç, për “Moskallëzim krimi”.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Dukat të Vlorës, Policia ka asgjësuar rreth 1600 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në një parcelë pranë vendit të quajtur “Qafa e Shëngjergjit”, për të cilat po punohet për kapjen e kultivuesve të tyre. Po punohet për konstatimin e ambienteve të tjera me lëndë narkotike dhe kapjen e autorëve të implikuar në veprimtarinë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.