Oficeri i Policisë i akuzuar si pjesë e grupit të trafikut të drogës, dorëzohet pas 3 vjetësh arrati

16/05/2017:29

Shperndaje:


Ish-Drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela u dorëzua këtë të shtunë para autoriteteve. Mësohet se ai është vetëdorëzuar në prani të avokatit të tij, Petrit Ismaili.
Ai ishte i shpallur në kërkim që prej muajit nëntor 2017 si person i përfshirë në trafikun e drogës të bërë nga grupi i “Habilajve”.

Në shtator të 2019, Çela u dënua me 3 vite e 4 muaj burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Para hetuesve ai ka sqaruar edhe pse ka vendosur pikërisht në këtë moment të vetëdorëzohet.

“Vendosa të paraqitem përpara trupit gjykues në këtë fazë të dhënies së drejtësisë. Në këto 2 vite nuk i jam bindur një mase denigrimi ndaj meje (që prokurorët e kësaj çështjeje e quajtën masë sigurimi). Nuk më udhëhoqi në këtë veprim instikti i lirisë, por arsyeja dhe respekti për punën që kam bërë në mëse 17 vite në strukturat e Policisë së Shtetit. Më udhëhoqi: Respekti për punonjësit e shumtë të policisë, vartës, kolegë dhe eprorë, me të cilët kam shërbyer vetëm bazuar në ligj; Arsimimi dhe formimi im si Punonjës Policie dhe si një njeri që po i nëpërkëmbej e drejta; E mbi të gjitha respekti dhe dashuria për familjen time, së cilës mund t’i kërkoj ndjesë vetëm pse isha bashkëkohës me një sistem drejtësie që nuk interesohet të japë drejtësi me vendimet e tij, por të performojë politikisht, përmes tyre.”

Jaeld Çela mohon të njohë emrat për të cilët ai akuzohet se ka bashkëpunuar. Ai thotë se është hedhur baltë ndaj figurës së tij.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.