Nuk u ftuan në diskutim, bizneset e Ksamilit i kërkojnë Bashkisë Sarandë takim në Ksamil

08/05/2015:24

Shperndaje:


Bizneset e Ksamilit kanë reaguar ashpër ndaj injorimit që u tregua ndaj tyre, duke mos u ftuar në takimin mes operatorëve turistikë dhe Bashkisë Sarandë.
Nëpërmjet një Letre të Hapur, ata kërkojnë nga Bashkia Sarandë organozimin e një takimi në Ksamil, ku të dëgjohen edhe ankesat dhe shqetësimet e tyre.

Letër e hapur drejtuar Bashkisë Sarandë

Në datën 07/05, ditën e djeshme, në Sarandë u organizua “Takim me operatorët dhe bizneset që ofrojnë turizëm, mbi rregullat e reja, protokollet dhe angazhimin e përbashkët për manaxhimin e suksesshëm të sezonit turistik”

Bizneset e Ksamilit nuk ishin njoftuar nga organizuesit për të marrë pjesë në këtë takim të nevojshëm për situatën që ndodhemi.

Organizata “Lëvizja për Zhvillimin e Turizmit” Ksamil si përfaqësuese e bizneseve në cështje të turizmit për Ksamilin, e pa si shkelje të të drejtës së informimit dhe dinjitetit të një qyteze që përfaqëson imazhin e Shqipërisë turistike jashtë kufijve.

Në dakortësi me biznesin vendosëm të reagojmë nëpërmjet kësaj letre të hapur.

Ku kërkojmë:
-Reflektim për këtë neglizhencë nga organizatorët
-Të organizohet një takimi tjetër në Ksamil ku të diskutohen të njëjtat cështje

Ne jemi pacientë të së njëjtit virus, mjekimi duhet të jetë i njëjtë që bizneset tona të mos vdesin!

Bizneset që kanë dakortësuar letrën
Hotel NEBO
Hotel PODA
Restorant “GJIRI HARTES”
Hotel “KING” P.PODA
Hotel PIAZZA
Restorant MOMENTO
Vellezrit AHMETI
Restorant ABIORI
Hotel SUMMER GATE
Furrë Buke MEMAJ
Hotel Divo Palace
Restorant PANORAMA
Restorant KORALI
Hotel ABALONE
Hotel MURATI
Lounge BIANCO
Vila WHITE
VISI Apartment
Hotel CASTLE
Supermarket GJORDENI
Hotel AFA

Lëvizja për Zhvillimin e Turizmit
Drejtori Ekzekutiv
Soraldo Nebo


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.