Nuk mbajtën maskën, gjobiten 688 qytetarë! 13 shoqërohen në polici se nuk i dhanë policisë ID (VIDEO)

Në ditën e 10 që kur maska është vendosur me detyrim, vijon të mbetet i lartë numri i qytetarëve që nuk e zbatojnë këtë rregull. Për pasojë, gjatë ditës së sotme, uniformat blu kanë gjobitur 688 qytetarë që ishim pa maska, e ndërsa 13 janë shoqëruar në polici pasi refuzuar që t’i jepnin policisë mjetet e identifikimit.

Gjoba janë vendosur edhe për shoferët që ndonëse nuk udhëtonin në makinë me familjarët e tyre, sërish nuk mbanin maskë.

VIDEO