Njoftime nga Komisariati i Policisë Sarandë

Njoftime nga Komisariati i Policisë Sarandë
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin U.D, vjeç 64, banuese në Konispol, pasi dyshohet se, në Konispol, për motive të dobëta, ka qëlluar në ajër me armë gjahu dhe më pas ka goditur me grusht shtetasen M.I, vjeç 35. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte, pa leje. Nenet 84, 90 e 280 të Kodit Penal.
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin E.M, vjeç 29, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 14.02.2017, në lagjen Nr. 3, ka goditur me grusht shtetasin S.B, vjeç 34. Neni 90 i Kodit Penal.
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për vlerësim, ndaj shtetasit E.H, vjeç 22, banues në fshatin Xarrë, Konispol, pasi, shtetasja M.K, vjeç 52, kallëzon se ka tentuar t’i vjedhi bagëtitë në kullotë.

loading...
loading...