Një grua gjendet e vdekur brenda dhomës së hotelit në Sarandë, dyshimet e para të policisë

Bëhet fjalë për një turiste, e cila është gjetur e vdekur brenda dhomës së një hoteli në aksin Turizëm-Kanali i Cukës në Sarandë.

Sipas policisë, viktima është gjetur nga vajza e saj.
Blutë e Sarandës dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet për shkaqet që mund t’i kenë marrë jetën.