Nga nesër nisja nga Tirana për në Sarandë bëhet nga Terminali te Kthesa e Kamzës

02/01/2017:30

Shperndaje:


Të gjitha ata që do të duan të udhëtojnë drejt jugut të vendit, prej datës 3 janar 2020 do të kenë një tjetër pikënisje të udhëtimit të tyre, nga “Shqiponja” tek Kthesa e Kamzës.

Bashkia e Tiranës e mori vendimin pasi në janar pritet të rinisin punimet për nënkalimin e rrethrrotullimit të sheshit “Shqiponja”.

Deri më tani terminali pranë rrethrrotullimit të Shqiponjës shërbente si terminali i transportit ndërqytetas të zonës së jugut, por në janar 2020 do të spostohet.
Shkakun e zhvendosjes së këtij terminali pranë zonës së njohur si Kthesa e Kamzës e shpjegoi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj para pak ditësh.

“Pas festave të gjithë autobuzët ndërqytetas që qëndrojnë te terminali te ish – dogana do të kalojnë rrugën në anën tjetër dhe terminali do të zhvendoset te kthesa e Kamzës”, tha Veliaj.

Pas pezullimit të punimeve për Unazën e Madhe të kryeqytetit, në janar pritet që këto punime të rinisin për nënkalimin pranë sheshit “Shqiponja” dhe terminali aktual i jugut të shërbejë si kantier ndërtimi.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.