Nga e hëna i gjithë vendi i gjelbër, vetëm 6 bashki të kuqe! Rama njofton masat e reja: Fundjava njëlloj

08/05/2014:30

Shperndaje:


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar lehtësimin e ri të masave. Duke filluar nga dita e hënë datë 11 maj me përjashtim të 6 bashkive, Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin, Krujë dhe Fier, e gjitha pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër. Në 6 bashkitë që do të bëjnë përjashtim do të vijojë i njëjti regjim oraresh dhe rregullash të qarkullimit si deri tani, ndërsa këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara nga zona e gjelbër te e kuqja dhe e kundërta.

“Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara”.

Pjesa tjetër e vendit, që do të jetë e gjelbër do të ketë mundësinë e lëvizjes ndërqytetase me automjet privat me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00, pra që zgjatet nga 17:30 që ishte deri tani. Për zonën e gjelbër, në fuqi do të mbeten vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

“E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00. Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura”.

Kjo fundjavë do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara, ndërsa kryeministri kishte një premtim për të rinjtë. “Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç” shkruan Rama.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.