Nesër mblidhet Forumi Qytetar i Sarandës, ja cfarë do të diskutojnë

02/03/1610:07

Shperndaje:


forumi qytetar sarande

Ditën e nesërme do të mblidhet Forumi Qytetar i Sarandës, në të cilin marrin pjesë 40 anëtarë dhe që janë perzgjedhur ndër qytetarët me aktivë dhe me vizion e të shqetësuar për problemet komunitare. Në mbledhjen e nesërme temat mbi  të cilat do të diskutojnë janë analiza e projekt buxhetit të paraqitur nga Bashkia Sarandë, përgatitjet për sezonin turistik Verë 2016, prioritet e investimeve etj.

Gjithashtu Forumi do të diskutojë edhe për punën për planin e përgjithshëm rregullues, zhvillimor urbanistik dhe strategjik të Bashkisë së re të Sarandës.  Dy kordinatorët e Forumit Qytetar të Sarandës janë Ibrahim Barjami për Sarandën dhe Besnike Abedini për Ksamilin.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.