Nëna dhe 3 fëmijët e saj nuk njihen nga shteti

18/09/1918:09

Shperndaje:


Megjithëse është 23 vjeç dhe ka 3 fëmijë, Sonila Muharremi dhe fëmijët e saj nuk figurojnë në regjistrin e Gjendjes Civile.
Shkak për këtë është mosparaqitja e nënës së saj në Gjendjen Civile për ta regjistruar.
Duke qenë se Sonila rezulton e paregjistruar, të paregjistruar deri më sot kanë mbetur edhe fëmijët e saj dhe kështu ata nuk mund të përfitojnë asnjë shërbim nga shteti, duke përfshirë edhe bonusin për lindjen e fëmijëve.
Sonila apelon ndaj strukturave shtetërore gjetjen e mundësive ligjore për regjistrimin e fëmijëve të saj për të mos u ndier përjetësisht fajtore ndaj tyre.
SW: Lutet kushdo qe ka njohurite ligjore per zgjidhjen e kesaj situate te kontaktojne


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.