Në Sarandë vjen Simpoziumi Ndërkombëtar i Skulpturës në Mermer

12/04/1610:32

Shperndaje:


skulpture sarandeKy qytet ka frymëzuar dhjetëra artistë me bukurinë e peizazhit jonian, me vlerat e trashëgimisë kulturore dhe me të veçantën e elementit të dritës, diellit dhe magjinë e detit.
Bashkia Sarandë në bashkëpunim me institucionet e linjës, do të organizojnë nga data 1-12 qershor 2016, “Simpoziumin Ndërkombëtar të Skulpturës në Mermer”.
Në një njoftim të Bashkisë Sarandë, bëhet e ditur se ky është një organizim që thirret për herë të parë në qytetin e Sarandës.
Përgatitjet për këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor, që do të çelet enkas gjatë sezonit turistik, pritet të zgjojnë një atraksion të veçantë për vizitorët dhe turistët, duke ndërthurur artin me bukuritë dhe trashëgiminë e rrallë kulturore që mbart qyteti i Sarandës.
Ky qytet ka frymëzuar dhjetëra artistë me bukurinë e peizazhit jonian, me vlerat e trashëgimisë kulturore dhe me të veçantën e elementit të dritës, diellit dhe magjinë e detit.
Thirrja për herë të parë e Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës në Mermer, pritet të mbledhë së bashku sipërmarrës të artit dhe mjeshtra të daltës dhe skulpturës nga vendi, rajoni e më gjerë për të realizuar punë të frymëzuara nga ajo çfarë ofron qyteti Sarandës.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.